Ka shkuar në pesë numri i mësuesve të infektuar me Covid-19 në shkollën “Shefqet Tançi” në lagjen e re të qytetit të Bulqizës. Ndërkohë mësimi në këtë shkollë vijon normalisht dhe se procesi nuk është pezulluar. Personeli i prekur është zëvendësuar me mësues të tjerë. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se mësimi nuk do të ndërpritet, vetëm nëse infektohet 50% e stafit pedagogjik. Ndërkohë një nxënës në shkollën e Çerenecit ka rezultuar pozitiv pasi edhe familja e tij është e infektuar. Edhe në këtë shkollë mësimi vijon normalisht dhe nxënësi është izoluar në shtëpinë e tij.
Këtë të hënë u shënuan tre raste të reja në Bulqizë, ndërsa numri total i të infektuarve aktiv në të gjithë qarkun ka shkuar në 76 persona.