Java e kaluar mund ti ketë kujtuar jo pak vetëve në Bulqizë vitin famëkeq 1997.

Plot tre ngjarje të rënda u regjistruan në distancë kohore tepër të shkurtër.

Fillimisht ishte atentati mafioz ndaj shtetasit Erlind Tollja e cila tronditi këtë qytet.

Plumbat shkatërruan totalisht makinën e të riut i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit pa asnjë dëmtim.

Pavarsisht se janë zbuluar të dyshuarit e parë akoma asnjë person nuk është vënë para drejtësisë.

Paradoksale do ishte edhe fluturimi me helikopter i ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, skenë e cila nënkuptonte neglizhencën e shtetit teksa një drejtuese e lartë e shtetit i jepte rëndësi mbledhjeve partiake e jo ngjarjeve kriminale në qarkun që ajo drejton.

Ngjarja e sytë ishte edhe më e rëndë dhe e mistershme.

Një i ri humbi jetën pasi siç u raportua fillimisht kishte dal në gjueti me shokun e tij, ku ka mbetur i vrarë aksidentalisht.

Edhe kjo ngjarje mbart shumë mistere teksa autori nuk e ka pranuar të jetë ai autori pavarsisht se atij do i gjendeshin disa armë në posedim.

Momentalisht grupi hetimor dhe prokuroria po hetojnë dhe pritet edhe një komunikat zyrtare për këtë çështje.

Ngjarja e tretë ishte ajo e sotmja dhe pse më pak e rëndë nga ngjarjet e rënda tregon sesi një i ri sfidon pa trembur shtetin dhe lëviz me armë në qytet.

Të gjithë këto ngjarje duhet të shërbejnë si këmban alarmi për autoritetet lokale policore të cilat kanë për detyrë tju kthejnë qytetarëve siguri dhe jo të mundohen të fshehin ngjarje siç kanë bërë në të shkuarën.

A.V Mattv.al