Turizmi malor është kthyer në një trend të preferuar në vendin tonë. Ndërkohë edhe rrethi i Bulqizës, ofron disa atraksione turistike që vizitor nga vende të ndryshme kanë nisur t’i shohin nga afër. Maja e Shkëmbit të ofron një peizash të papërsëritshëm të luginës së Bulqizës, Fushë Bulqizës, Zerqanit e deri Dibrën e Madhe dhe duket si ballkoni i këtyre zonave.
Aty gjen edhe rrënojat e një fortifikimi, të ngjashme me një kala të vogël dhe që besohet se i kanë shërbyer Skënderbeut në betejat e fushës së Vajkalit. Në njësinë dministrative Zerqan ndodhen disa liqene si: Liqeni i Zi,Liqeni i Sopotit, Liqeni i Sopajve, Liqeni Fusha e Zogut kta mrekulli natyre që presin të zbulohen nga turistët vendas e të huaj.
Gjashtë Liqenet e Dhoksit shtrihen në shpatin verior të malit të Dhoksit, në lartësinë 1600-1900 m” një copëz parajse mbi tokë. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i shoqëruar nga një grup ishte pranë këtyre liqeneve duke ftuar të gjithë admiruesit e natyrës t’i vizitojnë.