Rekamë

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë muajit Janar kanë krijuar probleme në Bulqizë. Ujërat që dalin nga galeritë e kromit të minjerës së Bulqizës përfundojnë në hyrje të lagjes së vjetër. Sasia e madhe e ujit aty të jep pamjen e një lumi. Prezenca e e ujit ka shkaktuar probleme në rrugë pasi ka sjellë me vete edhe gurë apo inerte të tjera. Kanali kullues anësor nuk e ka përballuar gjithë sasinë e ujit, duke bërë që aji të vërshojë përmes asfaltit.

Situatë problematike vijon të jetë edhe mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Uji ka pushtuar rrugën lidhëse mes këtyre dy lagjeve. Për shkak të nivelit të madh të ujit të krijuar aty, shumë mjete nuk lëvizin. Ndërkohë problem në këtë zonë mbetet kanali ujëmbledhës mes dy lagjeve. Mosfunksionimi siduhet i këtij kanali ka bërë që ai të mos e kryejë funksionin, pasi nuk e pëballon gjithë sasinë e ujit që mblidhet nga lugina që nga Qafa e Buallit. Qytetarët thonë se situata duhet zgjidhur pasi sa herë ka reshje shirash e njëjta problematikë është aty.
Më problem mbetet lëvizja e këmbësorëve, pasi rruga mbulohet e gjitha nga uji.