
Bashkia e Bulqizës ka hapur sezonin turistik të këtij viti, ku ka zgjedhur Fushë – Bulqizën për të organizuar një aktivitet promovues të zonës. Por jo rastësisht është zgjedhur kjo ditë pasi përkon edhe me festën lokale të “Shëngjergjit”. Aktiviteti i zhvilluar në njësinë administrative Fushë Bulqizë përfshiu panair ushqimor, të veshjeve tradicionale të zonës, këngë e valle. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se me hapjen e rrugës së Arbrit, Bulqiza pritet të ketë më shumë vizitor këtë vit, pasi ka shkurtuar ndjeshëm distancën me Tiranën. Gjithashtu, Kryebashkiaku Alla, u shpreh se bashkia po punon për krijimin e aksesit në atraksionet turistike në zonën e Bulqizës.
E pranishme në këtë eveniment të çeljes së sezonit turistik ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Valentina Haliti tha se bulqizakët do të dijnë si t’i presin turistët.
Aktiviteti i cili zgjati disa orë u kthe në festë me numrat artistik të përgatitur nga shkollat e Bulqizës.