Bujqësia në pikjatë, çmimi i naftës mban peng punimin e tokës

Bujqësia në pikjatë, çmimi i naftës mban peng punimin e tokës

Fermerët e Matit vijojnë të kërkojnë mbështetje për çmimin e naftës pasi e konsiderojnë shumë të lartë për ta blerë me çmimin aktual për punimin e tokës. As Bordi i Transparencës nuk arriti që ta mbante të ulur çmimin më shumë se 24 orë, pasi ditën e djeshme tavani i shitjes së një litri nafte ishte me 203 lekë, ndërsa këtë të shtunë, po vetë bordi e çoi në 218 lekë, vetëm 1 lekë më pak seç ishte dy ditë më parë. Banorët e fshatit Fullqet në Bashkinë e Klosit thonë se e kanë të pamundur të punojnë tokat me këtë çmim të lartë që ka nafta aktualisht. Ata bëjnë apel që shteti të ndërhyjë për sektorin e bujqësisë dhe fermerët apo bujqit ta marrin më lirë. Tokat e fshatit Fullqet, që para viteve 90-të konsiderohej si “Stamboli i vogël”, sot aktualisht janë papunuar dhe kjo e ndikuar direkt nga çmimi i lartë i naftës. Shqetësimin e rritjes së çmiit të naftës e kanë ngritur edhe fermer të tjerë në të gjithë luginën e Matit, por apeli i tyre deri tani ka rënë në vesh të shurdhër.