Rekamë



Fermerët që kanë kultivuar grurin në luginën e Matit këtë vit po përballen me një problem serioz, pasi parcelat e tye të mbjella me grurë janë të pushtuara nga lulëkuqja. Pamja është shumë interesante në të gjithë luginën pasi fushat me lulëkuqe biejnë në sy menjëherë. Por banorët thonë se fenomeni i këtij viti i ndihmuar edhe nga shirat e vazhdueshme është i rrallë. Për shkak se kjo bimë gjendet pothuajse vetëm tek parcelat e mbjella me grurë, fermerët shprehen se faji është i farërave të cilat kanë ardhur bashkë me farën e bimës së lulëkuqes.
Fermerët shprehen se prodhimi i këtij viti do të jetë sa gjysma e viteve të tjera, pasi bima e lulëkuqes nuk e ka lënë grurin të zhvillohet ashtu siç duhet. Ata shprehen se nuk marrin çertifikatë sigurie aty ku blejnë farërat e për këtë s’kan për këtë të ankohen:
Sipas fermerëve farërat jo cilësore, kanë rezoltuar edhe tek kulturat e tjera bujqësore.