BSH: Rritja e çmimeve të referencës s’ka ndikuar në sektorin e ndërtimit, ekonomia shihet në rritje
Projekti i Qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës nuk ka ndikuar në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në këtë fushë në muajin korrik pësoi një rënie me një pikë, por niveli qëndron mbi 14 pikë % mbi mesataren historike të vendit.
Bizneset duket se janë rezervuar sa i përket ndërtimeve të reja dhe për kontratat e porosive. Megjithatë, Banka raporton një shkurtim të kohës së shitjes së apartamenteve, ndërsa çmimet bizneset i parashikojnë sërish në rritje.
Ekonomia shihet në rritje, me shërbimet në krye të ndikimit me një rritje prej 6.2 pikë, duke shkuar në më shumë se 17% mbi mesataren historike, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës. Industria dhe tregtia parashikojnë lehtësim, si dhe rritje të punësimit.
Sa i përket konsumatorëve, situata paraqitet e ngjashme, me një tkurrje në blerjet e mëdha, por me përmirësim të gjendjes financiare.