Britania nis nga java tjetër vaksinimin e popullatës

0

Britania e Madhe miraton përdorimin e vaksinës anti covid Pfizer / BioNTech, injektimi i popullastë do të nisë javën e ardhshme. Enti rregullator britanik, thotë se vaksina Pfizer ofron mbrojtje deri në 95% kundër virusit. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me nga dy doza. Kjo është vaksina e cila është miratur më shpejt se ndonje vaksinë tjetër. Zakonisht miratimi I vaksinave mund të zgjasë një dekadë por Pfizer u miratua pas 10 muaj testime shkencore. Ekspertët britanikë kanë paralajmëruar se megjithëse vaksinimi do të fillojë së shpejti, njerësit mos të ulin vigjilencën dhe të respektojnë masat anticovid.Britania është vendi I parë në botë që miraton injektimin e vaksinës Pfizer / BioNTech për popullatën.