Britania e Madhe tashmë është kthyer në një dramë serioze sa i përket koronavirusit. Në 24 orët e fundit kanë ndëruar jetë 717 persona, duke e çuar numrin në total të viktimave në 11 mijë e 300. Ndërkaq, janë regjistruar edhe 4,342 raste të reja, duke e çuar në 88,621 numrin e të infektuarve. Ajo çfarë bie në sy është se COVID-19 po godet edhe moshat e reja apo dhe të shëndetshmit. Një 17- vjeçar është i riu më i radhës që humbi jetën nga koronavirusi. Britania është nga vendet që nënvlerësuan pasojat e COVID-19, duke marrë me vonesë masat shtrënguese