Braktiset e gjithë lagjja në Grevë të Dibrës

Braktiset e gjithë lagjja në Grevë të Dibrës

Duken si banesa në një zonë lufte por në të vërtetë nuk është ashtu. Këto shtëpi janë braktisur nga pronarët e tyre dhe po kthehen dita ditës në rrënoja. Në fshatrat e Dibrës por edhe të gjithë Shqipërisë kjo panoramë tashmë nuk të bën shumë çudi pasi është kthyer në një pamje të zakontë. Lagjja “Bungure” në fshatin Grevë të Dibrës është totalisht e braktisur. Të gjithë ata që deri pak vite më parë jetonin në këtë lagje janë larguar jashtë vendit ose në zonat si Tirana apo Durrësi. Agron Ferruku thotë se dikur kjo lagje gumuzhinte nga fëmijët dhe të rriturit, por sot është bërë e frikshme të futesh në të. Agroni tregon se kjo panoramë shihej para 35 vitesh në fshatrat e Greqisë, ndërsa sot po ndodh në vendin tonë. Ai shton se shkaqet janë të ndryshme, ndërsa kryesorja mbetet ana ekonomike sidomos për të rinjtë.

Fshati Grevë në Dibër nuk është shumë larg rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi, por mungesa e investimeve në 35 vite, ka detyruar banorët e tij të largohen për një jetë më të mirë.