Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të kalojë 210 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë 198 lekë/litër. Për benzinën, çmimi me pakicë është caktuar maksimalisht 173 lekë/litri dhe me shumicë 161 lekë/litër. Autoritetet paralajmërojnë të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin rigoroz të këtij vendimi, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit. Njoftimi: Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.