Grupi i mirënjohur i muzikës popullore, “Bojni Band” me drejtues instrumentistin e talentuar Kujtim Bojni vjen me një sërë kolazhesh të reja muzikore, të cilat janë drejt finalizimit. Por të gjitha këto klipe janë relaizuar në Mat. drejtuesi i grupit Kujtim Bojni tha se në këtë mënyrë po jep kontributin e tij për promovimin e Matit jashtë kufijëve territorial, pasi xhirimet janë bërë nga stafi i RTV 21 të Kosovës.

Në kolazhet e fundit, Kujtim Bojni ka rikthyer edhe instrumentistë të mirënjohur matjan ndër vite siç është bateristi, Hamdi Driçi. Ky i fundit tha se është krenari të rikthehesh në vendlindje e sidomos në krahët e Kujtim Bojnit dhe grupit të tij.

Sapo klipet të jenë gati, Mat Televizon do t’i transmetojë për publikun matjan.