Bllokohet rruga Burrel - Skuraj, shembje gurësh e dherash, paralajmërohen drejtuesit e mjeteve

Bllokohet rruga Burrel - Skuraj, shembje gurësh e dherash, paralajmërohen drejtuesit e mjeteve

Reshjet e pandërprera të shiut të nisura që në orët e para të datës 6 janar kanë shkaktuar probleme të shumta në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Situata më problematike paraqitet në aksin nacional Burrel – Skuraj ku ka shembje masivesh shkëmbore e dherash në segmentin e Shkopetit.

Drejtuesit e automjeteve paralajmërohen të tregojnë kujdes të shtuar në këtë aks rrugor pasi shembjet janë të vazhdueshme.

Kompania mirëmbajtëse e rrugës vijon punën në terren për largimin e gurëve që kanë bllokuar gjysmën e karrexhatës.

Po ashtu në tunelin e Shkopetit ka prezencë të madhe të ujit si rezultat i reshjeve të pandërprera të shiut. Në të dy hyrjet rrezikon shembja e gurëve, ndërsa autoritetet kërkojnë vëmendje të shtuar të të gjithë përdoruesve të rrugës Burrel – Skuraj.

Në afërsi të rrugës së Kombit, në Skuraj, ka prani të ujit që grumbullohet nga fshati Ferr Shkopet.

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim për shkak se reshjet e shiut vazhdojnë, teksa kanë krijuar fryerje të lumenjve dhe përrenjve.