Rekamë

Ruga e Arbrit nga Ura e fshatit Fshat deri në Tiranë ishte hapur që prej së dielës së kaluar për qarkullimin e automjeteve. Por kompania që po ndërton këtë aks rrugor ka bërë një tjetër njoftim. Të Mërkurën dhe të Enjten nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 16:00 të padsites, aksi drejt Tiranës do të jetë i bllokuar në Bypassin e Murrizit. Sipas kompanisë në këtë segment nga njëra hyrje e tunelit në tjetrën, do të bëhet hedhja e shtresës asfaltike dhe në këto dy ditë, qarkullimi do të jetë totalisht i mbyllur në këtë orar në Bypassin e Murrizit. Ndërkohë, që qarkullimi do të jetë i lirshëm nga ora 16 e pasdites deri në orën 7 të ditës pasardhëse.