Bllokohet për dy orë rruga nacionale Burrel - Klos, shembje masive dheu
Rruga nacionale Burrel – Klos u bllokua përreth 2 orë mëngjesin e kësaj të premteje.
Një masiv i madh dheu përfundoi mbi rrugë në fshatin Bërshi të Klosit duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Burrelit dhe Klosit.
Mësohet se shembja e masivit të dheut ka ardhur si pasojë e mbushjes me ujë të kanalit vaditës të luginës së Matit i cili zakonisht gjatë stinës dimrit.
Pas ndërhyrjes me disa mjete pastrimi është bërë e mundur hapja për qarkullim për automjetet, ndërsa pastrimi i dherave vijon.
Policia monitoroi dhe drejtori gjithë kohën trafikun e automjeteve.