Blendi Fevziu në rolin e fallxhores, sheh filxhanin: Lajm i mirë po vjen nga larg

0
7

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu këtë fundjavë po e kalon në Kalanë e Petrelës, larg zhurmës së Tiranës.

Në një video në Instagram Fevziu ka ndarë një video teksa imiton një fallxhore dhe sheh fatin një filxhan kafeje.

Me shaka ai është shprehur teksa sheh filxhanin “një lajm i mirë poo vjen nga larg”.

“Ta lëmë filxhanin të thahet njëherë. A shohin njerëzit filxhan?! Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit, ndërsa shkruan krah postimit në Instagram “Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…”.