
Gazetari Bledian Koka tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se “grushti i shtetit” brenda PD është “dëshira” e Lulzim Bashës. Koka tha se Basha dëshiron që demokratët që mbështesin Sali Berishën të shkojnë në zyrën e tij dhe ta tërheqin zvarrë, por sipas tij kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
“Të flasësh për “grusht shteti” është guxim i madh. Grushti i shtetit është dëshira e Bashës, sepse ai dëshiron që ata demokratët e Berishës ta tërheq zvarrë nga zyra. Kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk ka grusht shteti, aty ka tradhti të betejës. Ka më shumë se një analizë që tregon se Basha e ka shitur kauzën opozitare, mjafton të shikosh botimin e parë të sesionit parlamentar.”, u shpreh Koka.