Nuk do të vonojnë shumë nisjet nga ky i fundit në destinacionet e lajmëruara edhe më herët. Fluturimet e para nga Aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhet për herë të parë më datë 14 korrik.
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Një gjë e tillë pritet t’i japë tjetër frymë e zhvillim zonës, por edhe një mundësi e mirë për kosovarët e shumtë që jetojnë e punojnë në Zvicër a gjetkë.