Shqipëria regjistron 37 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 këtë të dielë. Bilanci është i ngjashëm me atë të një dite më parë ku pati 39 raste dhe 2 viktima.
Më shumë raste sot pati Tirana 9, ndjekur nga Korça me 8, Shkodra e Vlora me nga 4 e Pogradeci me 3.
Viktimat ishin nga Elbasani, Cërriku e Fieri, ku më i riu ishte 51 vjeç.
Nga ana tjetër numri i të shëruarve ka qenë i lartë pasi 1 mijë e 231 qytetarë kanë fituar betejën orët e fundit me COVID-19.