Rekamë

Kurba e infektimeve të reja me Covid-19 në Qarkun Dibër ka ardhur në rënie, duike e renditur këtë qark të fundit në shkallë vendi sa i përket rasteve aktive.Në të gjithë Qarkun numërohen rreth 160 të infektuar aktiv, ku numrin më të lartë të të infektuarve e mban aktualisht Dibra. Një ditë më parë, Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi vetëm 1 rast të ri në Mat, ndërsa 6 raste ishin në Dibër e asnjë në Bulqizë e Klos.Po ashtu, në Mat është raportuar për një viktimë të shkaktuar nga koronavirusi. Një 47 vjeçare nuk i ka mbijetuar dot infektimit me virusin e rrezikshëm.Rënia e rasteve të reja nuk do të thotë neglizhencë e kujdesit. Institucionet shëndetësore vijojnë apelin për tu vaksinuar si dhe zbatimin e të gjitha rregullave mbrojtëse antiCovid.