Biejnë ndjeshëm rastet aktive të Covid-19 në Qarkun Dibër

0
10

Numri i rasteve ditore por edhe i atyre aktive ka rënë ndjeshëm ditët e fundit në Qarkun Dibër. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi vetëm një rast të ri në të gjithë qarkun dhe ai ishte në Dibër. Ndërkohë në Mat, Bulqizë e Klos nuk pati asnjë të infektuar të ri me koronavirus.

Po ashtu, si rezultat i numrit të lartë i të të shëruarve ka rënë edhe numri i rasteve aktive në këtë qark, duke e mbajtur atë të fundit në shkallë vendi.

Numri i të infektuarve aktiv në Qarkun Dibër është rreth 120 qytetar.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet – bën të ditur ministria.