Biejnë ndjeshëm infektimet, shënohet vetëm një rast në Bulqizë

0
30

Ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve të infektuar me covid-19 në 24 orët e fundit në Qarkun Dibër. Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në të gjithë qarkun është zbuluar vetëm një i infektuar në Bulqizë.
Ndërkohë numri i qytetarëve të infektuar aktiv në të gjithë qarkun ka shkuar në rreth 70 persona, ku numrin më të lartë të të infektuarve e mban Mati dhe Dibra.
Specialistët e shëndetit publik këshillojnë që qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes apo në numrin unik të urgjencës kombëtare 127.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.