
Ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19 në të gjithë Qarkun Dibër. Në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale nuk është zbuluar asnjë rast i ri.
Ndërkohë gjatë këtyre ditëve ka patur edhe shumë të shëruar duke e ulur numrin e rasteve aktive nga 180 në 120 raste në të gjithë Qarkun.
Por për autoritetet shëndetësore kjo rënie infektimesh nuk do të thotë të mos tregohet kujdes gjtë këtyre ditëve ku dhe për shkak të stinës së verës, numri i qytetarëve në vend është rritur si pasojë e ardhjes edhe të emigrantëve.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë shtrimet në spitale dhe vdekjet.