Pas disa ditësh shifra të larta, kjo e enjte ka sjellë një rënie të ndjeshme të rasteve ditore të zbuluara me infoeksionin Covid – 19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi vetëm 7 të infektuar të rinj në rrethin e Matit, 11 më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë në Dibër janë zbuluar 8 raste në 24 orët e fundit, ndërsa në Bulqizë asnjë rast i ri. Numri total i të infektuarve aktiv në të gjithë Qarkun e Dibrës ka shkuar në 394, por sërisht mbetet qarku me më pak të prekur aktiv në shkallë vendi.
Ndryshe nga një dit më parë, në rang vendi numri i të infektuarve njohu rritje. 787 qytetar rezultuan pozitiv me Sars Cov2 në të gjithë Shqipërinë duke e çuar numrin total të të infektuarve aktiv në vendin tonë në 23 471 persona.
Rritje pësoi edhe numri i qytetarëve që humbën jetën dhe ishin të prekur me koronavirus. 15 qytetar të moshave nga 57 deri në 77 vjeç nuk i mbijetuan dot virusit të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale vijon tju bëjë apel qytetarëve që të mos neglizhojnë për asnjë moment masat mbrojtëse ndaj Covid-19 si dhe për çdo shqetësim të kontaktojnë me mjekun e familjes.