Një djalë i ri ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela ku po punonte në Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë u shënua në Krastë, ku ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Kjo bëri që nga ana e policisë të vihet në pranga L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe është shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.