Bie ndjeshëm numri i të infektuarve aktiv me Covid 19 në Qarkun Dibër

0
11



Ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve aktiv me Covid-19 në Qarkun e Dibrës. Prej tre ditësh ka një rënie infektimesh edhe në nivel kombëtar, gjë e cila është reflektuar edhe në Qarkun Dibër. Aktualisht në të gjithë qarkun janë rreth 150 qytetar aktiv të infektuar me koronavirus, duke e bërë qarkun me numrin më të vogël të rasteve aktive në shkallë vendi. Sipas specialistëve të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër, kjo lidhet edhe me numrin e lartë të qytetarëve që janë shëruar.
Po ashtu, ka rënie të ndjeshme edhe të infektimeve të reja në shkallë qarku ku në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm dy raste, një në Dibër e një në Mat.
Megjithatë, specialistët e shëndetësisë ju bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.