Në ditët e fundit të muajit Dhjetor të vitit të kaluar dhe dtre ditët e para të Janarit ka patur një fluks të lartë lëvizjes nga dogana e Bllatës që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut.
Afro 1 mijë qytetar të huaj dhe shqiptar kanë përdorur këtë doganë për të hyrë në vendin tonë në prag të festës së ndërrimit të viteve.
Po ashtu, fluks ka patur edhe në tre ditët e para të Janarit kryesisht në dalje për në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet doganore bëjnë me dije se shtetasit që kanë përdorur këtë doganë kanë patur destinacione të ndryshme, jo vetëm për në Maqedoninë e Veriut.
Ashtu si në ditët e fundit të vitit të kaluar edhe në ditët e para të këtij viti, lëvizja e qytetarëve në hyrje apo dalje është bërë në masa të rrepta si në kontrolle për personat e dyshuar për vepra penale, ashtu edhe për masat antiCovid.
Ashtu si në çdo pikë tjetër doganore edhe në Bllatë do të vijojnë të ushtrohen të njëjtat rregulla për çdo shtetas, të huaj apo vendas konform protokollit zyrtarë antiCovid.