Bie edhe këtë vit numri i nxënësve në të gjithë Qarkun Dibër

Bie edhe këtë vit numri i nxënësve në të gjithë Qarkun Dibër

  Edhe këtë vit të ri shkollor numri i nxënësve në të gjithë qarkun Dibër ka pësuar rënie. Nga të dhënat e një viti më parë rezulton se në të gjitha institucionet arsimore të Qarkut Dibër kanë qenë 12,669 nxënës, ndërsa këtë vit numri total është 12,395, pra 274 nxënës më pak.

Në Bashkinë e Matit vitin e kaluar ishin, pa Gjimnazin me kohë të pjesshme, 2208 nxënës, ndërsa këtë vit janë 2105 nxënës, ose 103 nxënës më pak. Ndërsa Matit i shtohen edhe nxënësit e Gjimnazit me kohë të pjesshme që janë 185, numri total kalon në 2290 nxënës, me një bilanc pozitiv nga viti i kaluar me 82 nxënës.

Ndërkohë, në Dibër vitin e kaluar mësuan 6204 nxënës nga klasa e parë në klasën e 12, ndërsa këtë vit janë 6060 nxënës ose 144 nxënës më pak.

Në Bulqizë, vitin e kaluar ishin 2887 nxënës, ndërsa këtë vit janë 2745 nxënës ose 142 nxënës më pak.

Në shkollat e Bashkisë Klos, vitin e kaluar mësonin 1400 nxënës, ndërsa këtë vit mësojnë rreth 1300 nxënës, ose 100 nxënës më pak.

Sipas specialistëve përllogaritet se nga rënia e këtij numri, të jenë mbyllur në total të paktën 10 klasa. Numri i nxënësve në vendin tonë, jo vetëm në qarkun Dibër ka ardhur në rënie çdo vit dhe ekspertët e lidhin këtë me kushtet ekonomike si dhe largimin e rinisë jashtë vendit.