Rekamë

Edhe Bulqiza me Covid-19

Qarku Dibër ka tashmë 10 raste aktive me të infektuar me Covid-19.

Ndarja gjeografike është Mati 6, Dibra 3 dhe Bulqiza 1.

Mati vijon të ketë rastet aktive të zbuluara në fillim të javës së kaluar, ndërsa në Dibër është shtuar një rast i ri të dielën pas rrzultateve të 23 tamponëve të marrë nga personeli i spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe familjarë të të infektuarve nga Maqellara dhe Melani, njëri prej të cilëve ndodhet në spitalin infektiv në Tiranë.

Ndërkohë këtë të hënë është shfaqur një rast i ri me Covid-19 në Bulqizë. Ende nuk dihet se ku e ka marrë infeksionin rasti në fjalë ndërsa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka nisur hetimin epidemiologjik.

Institucionet shëndetësore vijojnë të apelojnë qytetarët që të jenë vigjilent me situatën, të respektojnë masat mbrojtëse siç është vendosja e maskave në ambjente të mbyllura dhe me shumë njerëz.