Biblioteka Mat aktivitet kushtuar ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë. Të vegjëlit intervistojnë kryebashkiakun Malaj

Biblioteka Mat aktivitet kushtuar ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë. Të vegjëlit intervistojnë kryebashkiakun Malaj

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Librit për fëmijë e cila është vendosur datëlindja e shkrimtarit të njohur danez Hans Kristian Andersen, Biblioteka Mat në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “31 Korrriku”, zhvilloi një aktivitet kushtuar kësaj dite. Aktivitetin e hapi Përgjegjësja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti.
Fëmijët e klasës së katër me mësuese Merita Palluçi në shkollën 9-vjeçare “31 Korriku”, interpretuan materialet e përgatitura për këtë ditë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se është gjë e mirë që fëmijët janë më afër librit.
Por fëmijët nuk e lanë me kaq me kryebashkiakun Agron Malaj. Ata i kishin përgatitur një intervistë atij, ku në fokus ishte jo vetëm libri, ku Malaj ka 2 të tillë, por edhe karriera profesionale.
Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha në fjalën e saj ju kërkoi fëmijëve, të rrijnë më afër librit sesa teknologjisë.