
Tunelet e ushtrisë në vendin e quajtur “Përroi i Keçit” në fshatin Suç janë të pastra dhe pa lagështi”. Kështu shprehet një prej banorëve të zonës i cili edhe ka kryer shërbimin ushtarak pranë këtyre tuneleve. Bib Gjinaj tregon se aty mbahej edhe karburant për mjetet e ushtrisë, ndërsa tregon se këto tunele ndryshe nga shumë të tjerë janë të thata e palagështi, ç’ka mund të shërbejnë për nevoja të ndryshme qoftë për Ministrinë e Mbrojtjes, e qoftë për banorët. Bib Gjinaj shprehet se ato mirëmbaheshin shumë mirë në atë kohë, por edhe sot janë shumë të qëndrueshëm për shkak edhe të terrenit në të cilin ndodhen.
Tunelet e Suçit në përroin e “Keçit” janë në pozicion të favorshëm për shfrytëzim pasi ndodhen pak metra larg rrugës nacionale Burrel – Klos.