
Numri i dy i PD, i ulur pranë një grumbulli dosjesh pretendon se në Kuvendin e 18 dhjetorit që është thërritur nga Kryesia kanë konfirmuar pjesëmarrjen 5259 anëtarë, ndërsa 1146 anëtarë kanë refuzuar.
“Anëtarët e Kuvendit me përgjegjësi të plotë ndaj anëtarëve të PD kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e PD secili prej tyre ka nënshkruar një formular që konfirmon pjesëmarrjen në 18 dhjetor ora 11:00. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të kuvendit ose 69% e tyre. 1146 anëtarë të Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend duke refuzuar thirrjen e Kryesisë së Partisë”, u shpreh Bardhi.