Rekamë

Besimtarët musliman kremtojnë Kurban Bajramin

Besimtarët musliman i janë drejtuar xhamive mëngjesin e kësaj të diele për të falur namazin e Kurban Bajramit, një festë kjo e cila simbolizon sakrificën sublime ndaj krijuesit.

Besimtarë të moshave të ndryshme kryen ritin e faljes në orën 6:00 për tju drejtuar më pas shtëpive për të festuar.

Imami i xhamisë së Burrelit Anderson Marku gjatë hydbes së namazit të Kurban Bajramit tha se kjo ditë shërben për tu afruar më afër me krijuesin duke treguar devotshmëri ndaj Tij si dhe mbështetje ndaj njëri – tjetrit.

Festa e Kurban Bajramit e ka zanafillën me Profet Ibrahimin të cilit ju kërkua që të bëjë kurban djalin e tij Ismailin në shenjë të bindjes ndaj urdhërit të Krijuesit. Por kur profeti Ibrahim u bë gati të bënte Kurban djalin e tij, nga qielli zbriti një dash për ta zëvendësuar. Festa e Kurban Bajramit vjen pas 10 ditëve të Haxhit që besimtarët musliman i kryejnë në vendin e shenjë Mekë dhe është një nga 5 shtyllat e islamit.

“Mat Televizion” dhe stafi i Mattv.al uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!