Besimtarët mysliman nisin muajin e Ramazanit

Besimtarët mysliman nisin muajin e Ramazanit

Besimtarët mysliman në të gjithë botën do të nisin të enjten e 19 Shkurtit muajin e shenjtë të Ramazanit. Të gjithë besimtarët bëhen gati që në orët e para të datës 19 Shkurt të zgjohen herët për të ngrënë syfyrin, vakt i cili do t’i paraprirjë agjërimit gjatë gjithë ditës deri në perëndimin e diellit. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë. Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve e sjelljeve të këqija si dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e islamit të cilën çdo besimtar mysliman është i obliguar t’i kryejë në jetën e tij. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Ai zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Këtë vit muaji Ramazan do të zgjasë 29 ditë ku do të kurorëzohet me festën e Fiter Bajramit me datë 20 Mars. Në ditën e parë të muajit Ramazan, agjërimi do të nisë në orën 4 e 58 minuta dhe do të mbyllet në orën 17 e 25 minuta. Nga agjërimi në muajin Ramazan ka edhe përjashtime të cilat janë të përcaktuara në Kuran. Gratë shtatzëna dhe të sëmurët si dhe fëmijët (përpara pubertitetit) nuk e kanë për detyrë të agjërojnë. Gratë shtatzëna dhe të sëmurët duhet t’i shlyejnë ditët e humbura pas përfundimit të arsyeve për të mos agjëruar.