Rekamë

Besimtarët mysliman në të gjithë botën kurorëzuan sot muajin e madhërueshëm të Ramazanit, një muaj i sakroficës sublime ndaj krijuesit. E pas 29 ditëve agjërim, ky muaj i cili është një nga 5 shtyllat e islamit, kurorëzohet me festën e Fiter Bajramit apo siç njihet Bajrami i Madh. E në fillim të kësaj dite feste, besimtarët mbushën xhamitë për të falur namazin e Fiter Bajramit. Dhjetra besimtarë e falën namazin e Bajramit të Madh në xhaminë e qytetit të Burrelit, nën drejtimin e imamit të kësaj xhamie Anderson Marku, i cili në ligjëratën e tij tha se ky muaj është i rëndësishëm për besimtarin pasi është më afër Krijuesit të tij.

Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, besimtarët uruan njëri – tjetrin për agjërim të pranuar dhe festë të gëzueshme në çdo familje.

Gjatë ditës së sotme, besimtarët kryejnë vizita tek njëri – tjetri me rastin e Festës së Fiter Bajramit.