Besimtarët mysliman falin namazin e Fiter Bajramit
Besimtarët mysliman në mbarë botën finalizuan këtë të premte muajin e shenjtë të Ramazanit me festën e Fiter Bajramit. Qindra besimtarë ju drejtuan xhamive për të falur namazin e kësaj feste që kurorëzon një muaj sakrifice sublime ndaj Krijuesit. Edhe besimtarët mysliman në Mat mbushën xhamitë, ndërsa xhamia e Burrelit ishte e tejmbushur me besimtarë që e nisën faljen që në orën 6:00 për ta finalizuar me faljen e namazit në orën 6 e 30 minuta. Në ligjëratën e hytbes së namazit të Fiter Bajramit, Myftiu i Matit Hysni Skura dha mesazhe paqeje duke kërkuar që njerëzit të jenë të drejtë e të kujdesshëm si gjatë muajit Ramazan e po ashtu që konfliktet e hapura në lindjen e mesme të mbyllen sa më parë. Festa e Fiter Bajramit vjen pas muajit Ramazan i cili personifikohet me agjërimin për 29 ditë me radhë dhe që është një nga 5 shtyllat e islamit që çdo besimtarë duhet t'i plotësojë gjatë jetës së tij.