Besimtarët musliman në Mat, kremtojnë Kurban Bajramin

0
12

Besimtarët musliman në të gjithë Matin mbushën xhamitë për të falur namazin e Kurban Bajramit, festa e dytë më e rëndësishme e kalendarit islam. Falja e namazit ishte në orën 6 e 5 minuta, ndërsa ritin e kryen të rinj e të reja të qytetit të Burrelit e më gjerë. Falja e namazit u drejtua nga Myftiu i Matit, Agim Tereziu i cili gjatë hytbes së mbajtur shpjegoi dmoethënien e kësaj dite si dhe bëri thirrje për më shumë respekt, dashuri e harmoni mes njëri – tjetrit.

Me kryerjen e ritit të faljes së namazit të Kurban Bajramit besimtarët uruan njëri – tjetrin për më shumë begati në familje.

Kjo festë simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Krijuesit, dhe vjen pas ditëve të Haxhit e cila është shtylla e pestë e islamit ku besimtarët që kanë mundësi ekonomike e kryejnë këtë obligim duke shkuar në Mekë për të vizituar Qaben.