
Besimtarët e krishterë kremtojnë kremtuan të dielën festën me të rëndësishme të tyren, lindjen e Jezu Krishtit. Në natën e krishtlindjes besimtarët mbushën kishat ku u mbajt mesha e Krishtlindjes.
Dhjetra besimtarë morën pjesë në meshën e krishtlindjes në Kishën “Shën Tereza” në Ulëz të Matit. Drejtuesi i Kishës Katolike Mat, Don Gianfranko Cadenelli tha se Shqipëria është unike në botë sa i përket tolerancës fetare e kjo duhet t’i motivojë të gjithë për të qenë gjithmonë të bashkuar pavarësisht përkatësisë fetare.
I pranishëm në këtë meshë Krishtlindje ishte edhe Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i shoqëruar nga dy zëvendëskryetarët Myslym Zeneli e Flutura Biba dhe Nënprefekti i Matit Hasan Pasha. Besimtarët uruan njëri- tjetrin për më shumë begati, paqe e dashuri kudo.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë i mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.