Besimtarët bektashinj festojnë Ashuren

Besimtarët bektashinj festojnë Ashuren
Dhjetra besimtarë bektashinj u mblodhën të martën në teqenë e Bllacës, në Njësinë Administrative Shupenzë në Bulqizë, për të përkujtuar ditën e Ashures. Për këtë ditë mbahen 10 ditë zije ku besimtarët qëndrojnë pa pirë ujë në kujtim të dëshmorve të qerbelasë. Fjalen e rastit e mbajti Sekretari i kësaj teqesë së Ballacës, Bektash Jangulli. Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë, ndaj “Dita e Ashures” është dita e dhjetë e muajit Muharem dhe tepër e rëndësishme sa i përket historisë së profetëve të besimit të sektit bektashinj. Hëna e Muharremit është muaji i parë i vitit sipas kalendarit islamik “Hixhri” dhe ka një rëndësi të veçantë për myslimanët në mbarë botën, veçanërisht për shkak të disa ngjarjeve historike dhe shpirtërore që lidhen me të.