Ballina POLITIKE Besa Shahini largohet si Ministre e Arsimit, Rama emëron deputeten …

Besa Shahini largohet si Ministre e Arsimit, Rama emëron deputeten …

0

Besa Shahini nuk do të jetë më Ministre e Arsimit. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, Shahini ka konfirmuar largimin si ministre.

Kryeministri ka vendosur që të emërojë në postin e Ministres së Arsimit, deputeten Evis Kushi, e cila është deputete në qarkun e Elbasanit.

Besa Shahini e paralajmëroi largimin pak ditë më parë. Kohët e fundit ajo është sulmuar nga prindërit dhe nxënësit, për mënyrën si e ka menaxhuar situatën e nisjes së vitit të ri shkollor.

Ndërkohë Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit, u shpreh se do punojë për të përmisuar situatën si dhe ndërtimin e shkollave të reja.

Exit mobile version