Besa – Burreli do të luhet të hënën
Pesë nga gjashtë ndeshjet e kampionatit të kategorisë së parë në futboll të javës së 15 do të luhen të dielën, ndërsa ndeshja Besa – Burreli do të luhet të hënën e 8 dhjetorit.
Ndeshjet janë zhvendosur për të dielën dhe të hënë për shkak se takimet e javës së 14 u luajtën në mesjavë. Ndërkohë skuadra e Burrelit ka vijuar pandërprerje stërvitjen për të qenë të gatshëm në ndeshjen e radhës ndaj Besës së Kavajës.
Takimet që do të luhen të dielën janë Kukësi – Iliria, Kastrioti – Apolonia, Luftëtari – Lushnja, Korabi – Laçi dhe Skënderbeu – Pogradeci.
Në mbyllje të javës së 14 Burreli vijon të mbajë vendin e 5 në tabelën klasifikuese të 12 ekipeve të kategorisë së parë me 19 pikë të grumbulluara deri tani.
Ndërkohë, vendi i parë vijon të jetë i blinduar nga Skënderbeu i Korçës me 34 pikë, ndjekur nga Laçi me 24 pikë e Pogradeci me 23 pikë.
Në fund të renditjes mbeten Luftëtari i Gjirokastrës me 10 pikë dhe Kukësi me 9 pikë