Berisha u premton dibranëve bllokimin e Skavicës: Ju i keni rezistuar pushtuesve, jo më Edi Ramës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Maqellara u ka premtuar dibranëve se nuk do të lejojë ndërtimin e Skavicës.

“Paçka se do ndërtojë skavicën asgjë s’ka për të ndërtuar se nuk e lejoj, nuk mbytet Dibra. Të parët tuaj ju e dini më mirë se unë e kanë vadit pllëmbë për pëllëmbë me gjak këtë trevë dhe nuk është trevë që përmbytet kjo do qëndrojë monument sic e ka bërë zoti. Nëse duan ta ndërtojnë skavicën, tuneli nga Skavica në Bicaj. I them hiqni dorë, këtu do jemi bashkë nuk përmbytet Dibra.  Dibra u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike Edi Ramën se ka për gjë fare”, tha Berisha.

Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, ish-Kryeministri i vendit është shprehur se “në krye të kësaj afere qëndron Edi Rama”.