
Ish-kryeministri Berisha ka qenë sot në një tur takimesh në Jug të Shqipërisë. Por në Tepelenë, ai ka thënë se ‘nongrata’ erdhi nga Soros e jo nga e verteta e faktëve.
Me tej Berisha tha se sot ka “dy Amerika”.
“Një më ka shpallur nongrata. Nuk i kam kërkuar kujt që të heqë këte vendim. Sepse kjo është e ndikuar nga Soros. Një armik i shqiptarëve.
Ka një Amerikë tjetër, Amerika Republikane me të cilën PD është e rreshtur në krah të tyre,
Ajo Amerikë e cila në një kohë të shkurtër i është përgjigjur se vendimi ndaj Sali Berishës është kryekput politik. Për Sali Berishën nuk ka patur asgjë ka thënë ambasadori Grenell. Këtë deklaratë ai nuk e bënte po të mos ishte 100 për qind i sigurtë.
Vendimi yt vjen nga hiçi i ka thënë një kongresmen, shefit të Departamentit të Shtetit.
Sali Berisha u godit që PD të bëhet shtojcë e qeverisë socialiste.
Ne 1998 kemi patur botën kundër por kemi fituar. Po pse fitova. Sepse besova tek e drejta. Dhe për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund“,tha Lideri historik i demokratëve.
Në vitin 2005 PD dhe Berisha u rikthyen në pushtet duke qëndruar deri në vitin 2013, kur për fatin e keq të demokratëve u zgjodh Lulzim Basha si kryetar i PD.
Berisha premton rikthimin në pushtet. Se shpejti ai paralajmëroi valë protestash deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.