Ballina AKTUALITET Berisha në Burrel në 32 vjetorin e themelimit të degës Mat

Berisha në Burrel në 32 vjetorin e themelimit të degës Mat

0

 28 Janari shënon 32 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Mat. Ndërkohë demokratët e Matit festuan të ndarë. Lideri demokrat Sali Berisha ishte pjesë e festës së organizuar nga rithemelimi. Gjatë fjalës së tyre përshëndetësit në këtë festë në 32 vjetorit të themelimit të PD dega Mat, patën emërues të përbashkët bashkimin e demokratëve.

Në festën e 32 vjetorit të themelimit të PD dega Mat, përshëndetën edhe kandidatët për Bashkitë Klos e Mat, Bedri Hoxha e Skënder Gjuci.

Lideri historik, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kujtoi ditën e themelimit të degës së PD në Mat.

Berisha shtoi se shqiptarët s’mund të pranojnë kurrë një kryeministër që angazhon korrupsionin botëror për të azgjësuar opozitën shqiptare.

Nga Burreli, Berisha deklaroi edhe njëherë që do të nisin protestat ndaj qeverisë për largimin e Ramës.

Exit mobile version