Berisha me ide të qarta, tregon strategjinë për të rrëzuar qeverinë 'Rama'

Berisha me ide të qarta, tregon strategjinë për të rrëzuar qeverinë 'Rama'

Kryedemokrati, Sali Berisha ka treguar një nga strategjitë e tij për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Gjatë një interviste televizive, Berisha ka thënë se një nga strategjitë e tij është protesta e qëndrueshme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i PD foli dhe për djegien e mandateve, për të cilën theksoi se ka qenë ideja e Lulzim Bashës dhe jo e tij.

Berisha: Kodi kërkon që të thuash të shqyrtohen ankesat. Asnjë nuk përmendi ankesat. Dolën në krah të dhunimit të zgjedhjeve. Ata që e bëjnë këtë, i bien kundër vlerave që shpërndajnë në botë. Se çfarë kishin skema ata, unë di që ishte George Soros në mes. Së pari njëherë, nismën kur dolën përgjimet, filluan protestat. U bë një protestë, atij i binin bilbilat dhe kumërijet, të pasnesërmen e hoqi fare. Unë nuk drejtoja PD-në. Djegien e mandateve. Gramoz Ruçi shkeli çdo gjë aty dhe unë thash në atë rast, këtu është për të djegur mandatin. Nuk ishte deklarata ime me të përgjithshmen. Kur Basha e ngriti në grup parlamentar, i thashë që e kuptova se për çfarë e bën. I thash, ky vendim mund të na çojë në fitore ose në katastrofë dhe me komunitetin ndërkombëtar nuk do ta pranojë.

Gazetari: Basha ka thënë që ju e keni mbështetur.

Berisha: Ka gënjyer. Çfarë ka qenë privatisht. Po të ishte bërë ajo që unë thash privatisht, nuk do të ndodhte. I kam thënë këto këto. Ishte gabim i padiskutueshëm. I thosha, shiko, modeli i Shkupit. Në Shkup bënin protesta 5 mijë veta, për tre javë e rrëzuan qeverinë. Strategjia ime është protestë e qëndrueshme. Një nga format.

Gazetari: Në shtator?

Berisha: Ta shohim.