Berisha: Kutitë e votimit u mbushën ilegalisht, PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit

Berisha: Kutitë e votimit u mbushën ilegalisht, PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur zyrtarisht qëndrimin e

forcës opozitare ndaj zgjedhjeve të 11 majit, duke i quajtur ato “të paligjshme”

dhe duke deklaruar se PD nuk do t’i njohë. Në një deklaratë për mediat, Berisha publikoi dokumente për 12 qendra votimi, që

sipas tij provojnë manipulimin e procesit. “Në asnjë lloj rrethane këto kuti nuk

mund të pranohen si kutitë e vërteta të qendrave të votimit, por si kuti të

ndërruara apo të ardhura nga selia e PS-së apo dhe vetë nga qendrat ilegale të

patronazhistëve,” tha ai. Sipas Berishës, këto të dhëna, bashkë me “qindra e mijëra prova të tjera”,

hedhin poshtë “farsën elektorale të 11 Majit 2025” dhe tregojnë se zgjedhjet nuk

reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. “PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen,”

përfundoi ai, duke theksuar se procesi ishte i manipuluar nga strukturat e

Partisë Socialiste.