Berisha konfirmon pjesëmarrjen si deputet në Kuvend: Mezi po pres të shkoj në shtator

0
20

Nga ambientet e jashtme ku po mbahet Këshilli Kombëtar i PD, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të gazetarëve përkitazi me ushtrimin e të drejtës së votës në Kuvendin e sotëm Kombëtar të PD-së.

Lidhur më këtë, Berisha, u shpreh se detyra e opozitës është që të lëvizë të gjithë gurët për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, të cilën e quajti narkoshtetin e vetëm në Europë.

“Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre.

Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

Berisha, u përgjigj poashtu interesimit të gazetarve edhe me konfirmimin e pjesmëmarrjes së tij në Kuvendi e e ri në shtator.

Ish-kryeminstri Sali Berisha e konfirmon për herë të parë, ai do të jetë në shtator në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë.

“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres”.

Ish-kryeministri Berisha foli dhe për padinë ndaj sekretarit të shtetit në SHBA, Antony Blinken, pasi e shpalli atë ”non grata”.  Për shpalljen “non-grata” nga Amerika, ai tha se është bërë nga akuzat e miliarderit George Soros.

Berisha tha se procedurat ligjore po vazhdojnë, dhe se avokati i tij francez, është afër dorëzimit të padisë në gjykatë, ndërsa tha se është në pritje të provave kundër tij.

“Beteja ime ligjore po ecën. Ju e kuptoni që procedurat ligjore nuk janë procedura emergjence. Unë kam besim te avokati im. Aftësitë e tij janë të konfirmuara tashmë. Janë hapat final para dorëzimit te gjykatësi. Ai pastaj ka fjalën e tij. Por unë qëndroj i vendosur dhe besimplot te drejtësia, për t’i dhënë mundësi kujtdo në botë që të paraqes një provë të vetme. Janë shkruar nën mashtrime të multimiliarderit Xhorxh Soros, me të cilët kam përballje shumë të forta që nga viti 1992, dhe janë krenar për to. Jo zoti Blinken, po nëse një njeri në këtë botë nxjerr një të dhënë të vetme, Sali Berisha është njeriu i vendimeve”,