Berisha devijoi nga procedura për firmat”, Çollaku: 18 Dhjetori, mundësia e fundit që PD të mos ndahet

0
10

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka zbuluar se ka qenë pro Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit në mbledhjen e kryesisë së partisë, për t’iu përgjigjur interesit të demokratëve. Ai u shpreh në Publikisht në RTSH se ka menduar se duke i dhënë përgjigje delegatëve që kërkonin të mblidhej Kuvendi, do arrinin të bënin bashkë demokratët.
“Filloi vala e mbledhjes së firmave nga Berisha dhe njerëzit e tij. Në fillim e bënë si referendum dhe pastaj rrugës ndryshoi. Në mbledhjen e kryesisë debati ishte nëse mbahet Kuvend apo nuk mbahet Kuvend. Kuvend do mbahej sepse statuti e thotë që ¼ mbledh kuvendin. Një pjesë thonin çfarë bëri ky me kuvendin. Kam votuar që të mbahet kuvendi sepse mendoja se duke i dhënë përgjigje asaj kërkese Kuvendin, kishim gjetur një mënyrë për të bashkuar palët. Kur kemi kërkuar firmat, firmat nuk janë dorëzuar. Mbaheshin në zyrën  e Palokës”, deklaroi ai.
Sipas tij devijimi nga procedura e rregullt tregon ose se demokratët e Berishës nuk i kanë firmat e mjaftueshme për të mbledhur Kuvendin, ose kanë qëllim për të krijuar strukturë paralele pa përmbushur qëllimin e atyre që kanë firmosur.

“Kuvendi erdhi si reagim i kryesisë. Në përgjigje të kërkesë së firmave erdhi përgjigja nga kryesia. Statuti kërkon që të verifikohen firmat. Pse u devijua? Devijimi ndodhi i qëllimshëm. Kur u kërkua depozitimi i firmave thanë se firmat nuk dorëzohen. Ose nuk kanë firmën, ose nuk kanë asnjë interes të përmbushin firmat e atyre që kanë firmosur ose për të krijuar një parti dhe strukturë paralele. Ka një moment për të provuar kush është shumica. Në datën 18 delegatët e Kuvendit të Berishës mund të vijnë”, shprehet Çollaku.

Lidhur me Kuvendin e datës 18 Dhjetor, ai thotë se kjo është e vetmja mundësi që Partia Demokratike të mos ndahet pa krijuar struktura paralele, ndërsa shton se më pas duhet të ketë korrigjime të PD dhe reflektim për këtë që po ndodh.