Ka përfunduar pak më parë seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj punonjësit të Policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Bëhet me dije se efektivi i Policisë është paraqitur në gjykatë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka deklaruar ”kërkoni çfarë mase që të doni, unë kam vrarë një njeri”.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj Hajdërajt, i cili akuzohet për vrasje në kushtet e kapërcimit të vetëmbrojtjes.
Hajdaraj ka kërkuar që në seancë të ishin të pranishëm dhe familjarët e Rashës, në mënyrë që t’iu kërkonte falje për ngjarjen e ndodhur.
“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s’do ja uroja askujt në jetë”, mësohet të ketë thënë ai.